Lajmet

Galaxy Alpha nga Samsung duket si S5, por më i vogël

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Galaxy Alpha nga Samsung duket si S5, por më i vogël

samsung-galaxy-alpha-leakShumë kanë supozuar që smartfoni i përmendur në formë fabule nga Samsung të jetë një pajisje e një niveli shumë të lartë, por disa zbulime tregojnë që do të mund të konsiderohej më modeste.

Edhe SamMobile edhe Tinhte kanë postuar fotografi të Galaxy Alpha, që është një pajisje me Android e rangut të mesëm që ka një ekran prej 4.7 inç dhe stolisjen e shumëpërfolur prej metali.

Nuk është e sigurt saktësisht se çfarë ndodhet përtej të dhënave LTE-Advanced, ndonëse SamMobile sugjeron që pjesët e brendshme do të mund të përfshiheshin mes Galaxy S5 dhe homologut të tij më të vogël e më të ngadalshëm.

Përgjatë një ekrani të përfolur prej 720p, Alpha supozohet që do të ketë një disk që s’mund të largohet prej 32 GB dhe ose një procesor Exynos 5 Octa ose një procesor Snapdragon 800.

Derisa pajisja do të mund të shfaqej gjatë muajit gusht, ka shqetësime që Samsung nuk mund ta prodhojë telefonin në një numër të madh të njësive. Ai mund të përfundojë duke qenë një lëshim i kufizuar që shitet vetëm në disa shtete, si në Korenë Jugore, ku ndodhet selia qendrore e kompanisë. Nëse ky është telefoni të cilin e kanë përmendur në formë të një legjende, ai jo domosdoshmërisht do të shkaktojë stuhi në botë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>