Harduer

Galaxy Grand Prime, telefoni i dedikuar për selfie i kompanisë Samsung

Sep 16 2014
0 Shpërndarje
Galaxy Grand Prime, telefoni i dedikuar për selfie i kompanisë Samsung

samsunggrand_01 Fotot selfie kohët e fundit kanë marrë shumë popullaritet dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e kompanive teknologjike. Samsung ka krijuar një telefon inteligjent posaçërisht për selfie të quajtur Galaxy Grand Prime.

Fotot e pajisjes tregojnë kamerën e përparme me rezolucion 5 megapiksel, një përmirësim në krahasim me kompanitë e tjera ku telefonët e kanë këtë kamerë 2 megapiksel.

Gjithashtu mendohet që Galaxy Grand Prime do të ketë edhe kamerën e prapme, e cila do të jetë 8 megapiksel me një cilësi xhirimi prej 1080 piksel.

Telefoni do të fuqizohet nga proçesori Snapdragon 400 dhe RAM-i 1 GB, sistemi operativ do të jetë Android 4.4 KitKat.

Në krahasim me versionin e vjetër të këtij telefoni, Galaxy Grand Prime do të ketë një ekran me madhësi 5 inç me rezolucion HD.

Për sa i përket parametrave të tjerë si cilësia e wi-fi, mbështetja e dy kartave të memorieve, mbështetja për rrjetin 3G dhe kartat microSD do të jenë të njëjta me modelin e vjetër.(PCWorld Albanian)

samsunggrand_03 samsunggrand_02

Lajmet e fundit>