Harduer

Galaxy J3 2017 në shitje në Janar me 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Galaxy J3 2017 në shitje në Janar me 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme

j3_emerge-930x853Samsung po përgatitet të hedhë në treg modelin e 2017-tës të Galaxy J3. Informacioni vjen nga operatori i telekomunikacionit në SHBA, Sprint, që do të shitet nga janari në SHBA dhe mban emrin Galaxy J3 Emerge.

Telefon ruan madhësinë prej 5 inç të ekranit të paraardhësit me rezolucion 720p. Ndërsa Galaxy J3 2016 kishte procesor katër bërthamësh me 1.5 GB RAM dhe 8GB memorje të brendshme, Galaxy J3 2017 do të ketë procesor tetë bërthamësh Snapdragon 430, 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme.

Galaxy J3 2017 vjen me Android 6.0 Marshmallow. Sa i përket aftësive fotografike, telefoni ka po të njëjtin konfigurim kamerash 5 megapiksel e pasme dhe 2 megapiksel frontale.

I vetmi element i cili nuk ka parë përmisëim ishte bateri e cila ngelen në 2,600 mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>