Harduer

Galaxy Nexus paraqitet sërish në Google Play

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Galaxy Nexus paraqitet sërish në Google Play

Smartfoni Galaxy Nexus është sërish në dispozicion për blerje në dyqanin Google Play.

Më 29 qershor, një gjykatës në Shtetet e Bashkuara miratoi kërkesën e Apple për të urdhëruar bllokimin e shitjes së smartfonit të Samsung që përdor sistemin operativ Android derisa gjykata të mos vendos nëse pajisja shkel pantentat për të cilat Apple kishte parashtruar ankesë.

Samsung parashtroi ankesë dhe gjykata përkohësisht kishte shtyrë bllokimin, derisa të vendoset nëse do të largohet përfundimisht bllokimi.

Sidoqoftë, Apple mund të jetë në gjendje që të bindë gjykatën që të rivendos vendimin derisa të vazhdoj procesi gjyqësor; ndërmarrja Apple ka kohë deri të enjten për të vendosur që të paraqes argumentet e veta për të dëshmuar atë pohim. Nuk dihet se sa kohë do t’i marrë gjykatës që të vendos rreth argumenteve të paraqitura nga Apple.

Ndërkohë, Google kishte tërhequr telefonin nga dyqani Google Play, duke thënë që ai ishte në riparim dhe do të paraqitej së shpejti. Ky telefon përdor versionin e fundit të Androidit – 4.1, të njohur ndryshe edhe si Jelly Bean – për të cilën Google thotë që nuk shkel pronën intelektuale të ndërmarrjes Apple.

Listimet e Google Play thonë që Galaxy Nexus së shpejti do të përdor versionin Jelly Bean. Kështuqë kjo shtyerje e përkohshme e bllokimit mund të jetë arsyeja për riparaqitjen e smartfonit në dyqan. Në çdo rast, listimi thotë që telefoni nuk do të shitet për dy deri në tri javë, derisa të instalohet Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>