Biznes

Galaxy Nexus s’mund të blihet nga faqja e Google Play

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Galaxy Nexus s’mund të blihet nga faqja e Google Play

Në prill të këtij viti, Google filloi të shes smartfonët e zhbllokuar Samsung Galaxy Nexus nga dyqani i vet, për 399 dollarë.

Para pak ditësh, çmimi i kësaj pajisjeje ra në 349 dollarë. Por për momentin, pajisja nuk mund të blihet nga Ueb faqja e Google për shkak se siç duket kanë mbaruar rezervat.

Nuk jemi të sigurt nëse Google është thjesht duke i azhurnuar telefonët për Android 4.1 Jelly Bean, apo duke aplikuar një arrnim softuerik për të mënjanuar bllokimin e shitjeve që ishte urdhëruar paraprakisht nga një gjykatë në Amerikë.

Ndoshta ndërmarrja nuk ka më telefona në dispozicion për shkak të adaptuesve të hershëm të Android 4.1. Nuk është fort me rëndësi se cila është arsyeja, por gjëja më e rëndësishme tani është se nuk mund të blejmë Galaxy Nexus nga Google.

Sipas një raporti të The Verge, të cilët kishin kontaktuar Google, thuhet se ndërmarrja pranoi që Galaxy Nexus për momentin nuk është në shitje, por premtuan se pajisja do të filloj të shitet gjatë javës së ardhshme.

Ndërmarrja nuk dha më shumë hollësi rreth arsyes së ndalimit të shitjeve, por premtuan se pajisjet do të kenë versionin e ri 4.1 të Androidit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>