Harduer

Galaxy Note 4 pritet të vijë në 140 shtete në fund të tetorit

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Galaxy Note 4 pritet të vijë në 140 shtete në fund të tetorit

P9030156-798x310Samsung ka paralajmëruar që Galaxy Note 4, që është versioni më i fundit i linjës së “phabletit” të vet, do të dalë në shitje nga 26 shtatori, fillimisht në shtetin ku ndodhet selia qendrore e kompanisë, në Kore.

Nuk është duke u treguar ndonjë datë e saktë e lëshimit për tregjet e tjera – operatorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera kanë zbuluar oraret e lëshimit lokal, por Samsung thotë që telefoni do të jetë në dispozicion për konsumatorët e vet në 140 shtete në fund të tetorit.

Kompania është përfolur që ka shtyrë kohën e lëshimit të pajisjes pas suksesit të hershëm që Apple pati me modelet e veta të reja iPhone 6, që janë pajisjet më të mëdha deri më tani. iPhone 6 vjen në madhësinë prej 4.7 inç, ndërsa iPhone 6 Plus është me madhësinë prej 5.5 inç, ndërsa Galaxy Not 4 ka pasur modelet e veta të kaluara që dallimin më të madh nga pajisjet e kaluara iPhone e kanë pasur madhësinë e tyre.

Një burim anonim brenda Samsung-ut tregoi për Korea Hearld që kompania është duke synuar që të shes 15 milionë pajisje Galaxy Note 4 brenda 30 ditëve të lëshimit të vet. Apple shiti një rekord prej 10 milionë njësish iPhone 6 gjatë fundjavës së vet kur u lëshua, kështu që me siguri që presioni është rritur – në veçanti duke e ditur një ngecje sa i përket progresit financiar për kompaninë Samsung. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>