Harduer

Galaxy Note 8 me ekran 6.3 inç dhe 6GB RAM debuton në Shtator

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Sipas Evan Blass të VentureBeat, telefoni do të ketë ekran AMOLED 6.3 inç dhe do të prezantohet në gjysmën e dytë të Shtatorit. Galaxy Note 8 me ekran 6.3 inç dhe 6GB RAM debuton në Shtator Photo Source: @evleaks

Samsung po përgatitet për të sjellë gjeneratën e re të Galaxy Note i cili do të kushtojë 999 Euro.

Shumë besuan se Note 7 do të ishte i fundit i kësaj linje pas problemeve që pllakosën telefonin por kjo nuk është e vërtetë.

Sipas Evan Blass të VentureBeat, telefoni do të ketë ekran AMOLED 6.2 inç dhe do të prezantohet në gjysmën e dytë të Shtatorit.

Ky informacion bie në kontradikte me një raport të para pak ditëve nga agjencia e lajmeve Reuters i cili sugjeronte se Galaxy Note 8 prezantohet në Gusht.

Me pothuajse të njëjtën madhësi sa edhe Galaxy S8+ prej 6.2 inç, Samsung kërkon të ndërtojë një telefon tjetër, të pa parë më parë me inovacione që do të prekin komponentë të ndryshëm të telefonit si kamera apo lapsi Stylus.

Sipas @evleaks telefoni do të fuqizohet ose nga një procesor Exynos 8895 ose Snapdragon 835 shoqëruar nga 6GB RAM, duke u bërë telefoni i vetëm që kalon 4GB RAM pas Galaxy C9 Pro.

Gjithashtu do të ishte telefoni i parë i Samsung me dy kamera të pasme, ku secila prej tyre ka sensor 12 megapiksel dhe lente të pavarura të stabilizimit optik.

Evan Blass vijon më tej duke thënë se Note 8 do të ketë bateri 3,300 mAh. Në aspektin e softuerit, Samsung ka përmirësuar eksperiencën e punës me disa aplikacione njëherazi. DeX nuk do të mungojë gjithashtu. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>