Analiza

Galaxy Note 9 i dyti pas Huawei P20 Pro për kamerën më të mirë

Sep 11 2018
0 Shpërndarje
Sipas firmës analitike telefoni ruan cilësinë e lartë të fotove dhe videove në një rang të gjërë drite dhe cilësia mbetet e shkëlqyer edhe në zmadhim 4x. Galaxy Note 9 i dyti pas Huawei P20 Pro për kamerën më të mirë

Edhe përpara se të dilte në shitjet Galaxy Note 9, pritej që flagshipi i ri i Samsung të vinte me një prej kamerave më të mira në treg.

Historikisht Samsung ka prezantuar telefonë me kamerat më të mira në treg. Tashmë sipas DxOMark Galaxy Note 9 është telefoni i dytë me kamerën më të mirë, gjashtë pikë pas Huawei P20 Pro.

Në performancën e fotografisë Galaxy Note 9 mori 107 pikë ndërsa në performancën e videos 94 pikë.

Sipas firmës analitike telefoni ruan cilësinë e lartë të fotove dhe videove në një rang të gjerë drite dhe cilësia mbetet e shkëlqyer edhe në zmadhim 4x.

Autofokusi dhe gjurmimi i objekteve është përmirësuar ndjeshëm.

Galaxy Note 9 vjen me dy kamera të pasme me sensorin qendror prej 12 megapiksel dhe kamër dytësore po 12 megapiksel.

Të dy lentet kanë stabilizim optik dhe entuziastët e videove mund të realizojnë video 4K me 30/60fps.

Në terësi Note 9 merr 103 pikë po aq sa HTC U12+. Afër në vendin e katërt vjen Huawei P20 me 102 pikë dhe Galaxy S9+ me 99 pikë.

Rivali kryesor i kompanisë, iPhone X rënditet vetëm në vendin e 8-të me 97 pikë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>