Harduer

Galaxy Note Edge sjell një eksperiencë unike në ekranin e lakuar të smartfonit

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Galaxy Note Edge sjell një eksperiencë unike në ekranin e lakuar të smartfonit

gsmarena_008Familja Note është shtua me një anëtar të ri dhe bëhet fjalë për Samsung Galaxy Note Edge. Ky emërtim nuk është i rastësishëm pasi që skaji anësor i djathtë i ekranit shtrihet edhe anën tjetër të pajisjes për të mundësuar ndërveprime unike. Galaxy Note Edge është i bazuar tërësisht në Galaxy Note 4 në brendësi, por ekrani bën diferencën. Ana e djathtë i shtohet ekranit edhe 160 pixel extra rezolucionit në një total prej 1,600 x 2560.

Kur telefoni është bllokuar, pjesa e lakuar mund të shfaqë informacionin e kohës dhe njoftimeve. Kur ju zgjoni ekranin, pjesa e lakuar shfaq veçori nga më të ndryshmet përfshi edhe shkurtesat për kohëmatësin dhe dritën flash. Ndërsa kur telefoni ç’kyçet, një numër opsionesh shfaqen. Ju mund të mbani shkurtesa tek kjo pjesë anësore për akses më të lehtë dhe të shpejtë. Ose mund ta përdorni për të përmirësuar punën me disa aplikacione njëherësh duke kaluar përmes ekraneve të shumëfishta ngjashëm me desktopët virtual.

Aplikacione individuale po ashtu mund të vendosen tek pjesa e lakuar gjithashtu. Që të dy aplikacionet, kamera dhe luajtësi i videove i vendosin kontrollorët e tyre tek kjo pjesë e lakuar. Samsung do të lëshojë së shpejti një API për të bërë të mundur që zhvilluesit e palëve të treta të përdorin potencialin e pjesës anësore të lakuar.

Siç ju mund ta imagjinoni, eksperienca më e mirë Samsung Galaxy Note Edge vërtitet rreth kësaj pjesës anësore të lakuar. Përtej kësaj është një tjetër Galaxy Note 4 me çip Snapdragon 805 ose Exynous 5433, Android 4.4 KitKat, 16 Megapixel kamerë të pasme me stabilizim optik dhe lapsin e quajtur S Pen. Smarfoni Galaxy Note Edge ka një bateri më të vogël prej 3,000 mAh përkundër Note 4 me 3,220 mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>