Harduer

Galaxy S 3 shfaqet në web të Samsung’ut

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Galaxy S 3 shfaqet në web të Samsung’ut

Sipas një lajmi prej PocketNow, Samsung me gjasë është ende duke konsideruar lansimin e Galaxy S III, që me fjalë të tjera nënkupton se ende është duke u diskutuar data e saktë. Megjithatë, një model i quajtur Samsung GT-i9300 është shfaqur në faqen zyrtare të Samsung për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sa për ata që nuk janë në dijeni, Galaxy S ka shifra që fillojnë prej i90xx, dhe Galaxy S II ka filluar prej numrit i91xx kurse Galaxy Nexus prej i9250. Nëse e shtrojmë këtë ekuacion për të shikuar ndërlidhjen me Galaxy S II, atëherë kjo nënkupton se mund të kemi diçka në skenë që do të ndërlidhet drejtpërsëdrejti me këtë numër, dhe atë shumë shpejt. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>