Harduer

Galaxy S II, arrin në 10 milion njësi të shitura

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
Galaxy S II, arrin në 10 milion njësi të shitura

Edhe pse jo rezultate të afërta me iPhone që shiti 20 milion njësi vetëm në çerekun e dytë, është mirë të theksohet se qysh prej muajit korrik, rreth pesë milion njësi janë dërguar në duar të konsumatorëve gjë që tregon se shitja e Galaxy S II po rritet.

Brenda tetë javëve numri i njësive të shitura Galaxy S II është dyfishuar dhe përveç kësaj debutimi në SHBA pritet të ketë efektet e veta në shitje. Me këtë shkallë të shitjes Samsung ka gjasa të thyej rekordin e saj të mëparshëm me modelin e parë Galaxy që iu deshën më shumë se 7 muaj për të arritur të njëjtin rezultat në treg. 

Samsung Galaxy S II është një prej konkurrentëve më serioz të iPhone dhe si i tillë konsiderohet edhe si një prej pajisjeve më të mira që janë me platformën Android të Google. Megjithatë përderisa mjaft shumë vëmendje është përqendruar në debutimin e iPhone 5, pritet që Samsung të kundërpërgjigjet me Galaxy S III apo diçka tjetër. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>