Lajmet

Galaxy S II e HTC Sensation në dyqanet e IPKO

Sep 21 2011
0 Shpërndarje
Galaxy S II e HTC Sensation në dyqanet e IPKO

Në një njoftim të postuar në faqen zyrtare të IPKO në Facebook është bërë e ditur se HTC Sensation dhe Samsung Galaxy S II janë sjellë në shitje në dyqanet e IPKO dhe janë në ofertë për tu blerë nga konsumatorët me formën tanimë të njohur, me 12 apo 24 këste ku përveç telefonit që paguhet fitohen falas minuta, SMS, MMS, e internet. 

Sipas burimeve të PCWorld Albanian sasia e këtyre celularëve është e limituar dhe në bazë të asaj që kemi vërejtur gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, këto modele pothuajse janë shitur tërësisht. Gjithnjë sipas burimeve tona edhe cikli i tretë i iPhone 4 që është sjellë në dyqanet e IPKO, është pothuajse i shitur tërësisht. 

Këto shifra tregojnë edhe praktikisht sesa janë të etur për pajisje inovative konsumatorët në Kosovë dhe sesa janë duke kërkuar mundësi të këtilla të blerjes së celularëve të rinj. Sigurisht IPKO do të furnizoj stokun e saj sërish në bazë të kërkesës së konsumatorëve, por mesa duket do të ketë edhe befasi shumë të këndshme nga IPKO në të ardhmen e afërt. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>