Lajmet

Galaxy S III vjen në 28 shtete europiane

May 29 2012
0 Shpërndarje
Galaxy S III vjen në 28 shtete europiane

Ndërmarrja Samsung Electronics ka filluar shitjet e gjeneratës së tretë të smartfonëve Galaxy S në 28 shtete në Europë dhe Lindjen e Mesme, duke shpresuar për një ballafaqim të denjë me versionin e ri të iPhone nga Apple i cili pritet të lansohet në vjeshtën e këtij viti.

Samsung, tha se smartfonët Galaxy S III arritën në tregjet e shteteve europiane duke përfshirë Francën dhe Britaninë.

Kjo ndërmarrje tha se rreth 300 operatorë mobil nga e gjithë bota do ta shesin pajisjen para muajit korrik.

Samsung citoi Vodafone Group duke thënë që para porositë për Galaxy S III kanë tejkaluar të gjithë smartfonët që operojnë me sistemin operativ Android.

Telefoni i ri Galaxy ofron një ekran më të madh se sa paraardhësit dhe ka një trup më të hollë. Ai ka fuqi më të madhe kompjuterike që përkrahë urdhërat me zë dhe një veçori që ndjek lëvizjen e syve për ta mbajtur ekranin ndezur. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>