Harduer

Galaxy S "Value Pack" në Korenë e Jugut

Mar 29 2012
0 Shpërndarje
Galaxy S "Value Pack" në Korenë e Jugut

Samsung thotë që secili që ende përdor Eclair dhe Froyo duhet të përditësohet në Gingerbread përpara se të instalojë pakon e re. Kur ta bëjnë këtë gjë, ata do të kenë mundësi që të mund t’i shijojnë veçoritë e mëposhtme:

-Zhbllokimi i fytyrës

-Kapja e fotografive gjatë incizimeve të videove

-Mundësia për të ndryshuar madhësinë e tekstit në aplikacione të caktuara

-Shtesat dhe përmirësimet në lëshim dhe follderë.

Përdoruesit do të duhet ta kenë Kies 2.0 në mënyrë që të bëhet përditësimi në pajisjen e tyre e po ashtu edhe hapësirën e nevojshme të lirë për ta instaluar përditësimin. Samsung ofron gjithashtu përditësime për telefonat Galaxy K dhe Galaxy U. Nuk ka fjalë në atë se kur “Value Pack” do të vijë tek shtetet e tjera.

Derisa konsumatorët mund të mos jenë të kënaqur për të parë që ata nuk do të marrin versionin Ice Cream Sandwich të Android në Galaxy S të tyre, përditësimi për ICS për Galaxy S II tregoi që Samsung është përcaktuar për të mbajtur estetikën TouchWIy. Pjesë e paraqitjes së Ice Cream Sandwich ishte një ndërfaqe e rindryshuar e përdoruesve që është fshehur tërësisht ndër përditësimin TouchWiz në ICS Galaxy S II./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>