Analiza

Galaxy S4 ka jetëgjatësi më të madhe të baterisë se sa iPhone 5S

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Galaxy S4 ka jetëgjatësi më të madhe të baterisë se sa iPhone 5S

gs4-vs-iphone5A keni pasur probleme kohëve të fundit në lidhje me jetëgjatësinë e pajisej tuaj iPhone? Është e sigurt se nuk jeni të vetmit.

Disa testime të reja shfaqin që smartfoni më i fundit i Apple mund të mos jetë pajisja më pikante në treg. Në fakt, mund të mos jetë as edhe në top pesëshe. Sipas blogut për vëzhgime të pajisjeve për konsumatorë Which?, Samsung Galaxy S4, HTC One dhe Samsung Galaxy S 4 mini janë radhitur përpara iPhone 5S kur bëhet fjalë për kohën në biseda, ku S4 mundëson bisedë deri në 1051 minuta, ndërsa iPhone i ri deri në 651.

Për jetëgjatësi të baterisë gjatë përdorimit të internetit, 5S është radhitur edhe më poshtë, në pozitën e shtatë. S4 ishte sërish në pozitën e parë me 405 minuta, por telefonët si Z10 i BlackBerry dhe Lumia 1020 i Nokia-s po ashtu mposhtën iPhone 5S dhe 5S (që kishin 298, respektivisht 252 minuta).

Galaxy S4 bateri

Në kohën e lëshimit të iPhone 5S, disa vëzhgime dhe testime zbuluan që iPhone 5S ofronte të njëjtën jetëgjatësi të baterisë sikur iPhone 5 i cili ishte lëshuar një vit më parë.

Faqja e teknologjisë AnandTech e vendosi telefonin më të ri të Apple përgjatë një vargu të testimeve rigoroze dhe gjeti që ai ishte mbrapa në krahasim me disa telefonë të tjerë në treg sa i përket kohës së shfletimit të uebit me WiFi – duke përfshirë iPhone 5, ndonëse ishte lider i pakos në testimin për kohën e shfletimit të uebit në LTE.

Në një testim të ngjashëm të kohës së bisedës në iPhone 5S, AnandTech e radhiti pajisjen në vendin e 9-të prapa shtatë smartfonëve të tjerë me Android, e po ashtu edhe të vetë iPhone 5S të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>