Harduer

Galaxy S5 Active, smartfoni më i ri në treg i Samsung-ut

May 30 2014
0 Shpërndarje
Galaxy S5 Active, smartfoni më i ri në treg i Samsung-ut

Galaxy S5ActivPas shumë diskutimesh, kompania Samsung më në fund prezantoi dhe nxori në treg telefonin e ri inteligjent, Galaxy S5 Active. Pjesët përbërëse të këtij smartfoni janë rezistente ndaj ujit, pluhurit dhe ndaj rënies nga lartësitë. Galaxy S5 Active ka disa ndryshime krahasuar me versionin e mëparshëm Galaxy S4 Active.

Dizajnuesit e kompanisë kanë preferuar ta heqin fare sensorin, i cili dallonte shenjat e gishtërinjve në butonin “Home”. Parametrat e memories, rezolucionit, përmasave dhe kartës grafike janë të njëjta me atë S4. Në Samsung Galaxy S5, tashmë në pjesën anësore të saj, do të gjendet një buton i ri, i cili quhet “Activity Zone”.

”Activity Zone” do t`i vijë në ndihmë përdoruesit në aktivitetet fizike ose në sporte të ndryshme. Galaxy S5 Active në Amerikë kushton vetëm 200 dollarë nëse bëhet një kontratë 2 vjeçare ose 715 dollarë pa kontratë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>