Harduer

Galaxy S8 me ekran “infinity” dhe skaner të Irisit, debuton në Mars

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Ajo që të gjithë presin është një telefon tjetër. Samsung ka nevojë për një hit të vërtetë që të riparojë dëmin e bërë nga Note 7. Galaxy S8 me ekran “infinity” dhe skaner të Irisit, debuton në Mars Photo Source: AFP

Lajmi se Galaxy S8-ta nuk do të mbërrijë në Shkurt u zanafilla e një sërë debatesh e diskutimesh. Së fundi prestigjiozja britanike the Guardian publikoi një raport ditën e Mërkure ku pretendon se Samsung do të prezantojë zyrtarisht dy telefonët në muajin Mars të cilët dalin në shitje më 21 Prill.

Dy telefonët të cilët bartin emrat e koduar “Dream” dhe “Dream 2,” do të kenë të njëjtën madhësi me paraardhësit S7 dhe S7 Edge por karakterizohen nga ekrane më të mëdha të quajtur “infinity,” të lakuar në të dy anët e telefonit.

Ekranet do të mbulojnë pothuajse plotësisht pjesën frontale të telefonit dhe konceptin e saj mund ta shikoni në videon e mëposhtme. Ekranet do të jenë kaq të mëdhenj sa nuk do të ngelet hapësirë as për logon e Samsung.

Burime për the Guardian kanë konfirmuar se teknologjia biometrike e skanerit të irisit do të pjesë e Galaxy S8-ës ndërsa skaneri i shenjave të gishtërinjve do të zhvendoset në pjesën e pasme. Dhe mos u shqetësoni se telefoni nuk do të braktisë kufjet 3.5 mm tradicionale.

Galaxy S8 do të jetë telefoni i parë me procesor të arkitekturës 10 nanometër, atë Snapdragon 835 konfirmuar edhe nga një raport i Forbes. 64GB memorie të brendshme do të jenë standarde dhe mund të zgjerohet deri në 256GB nëpërmjet kartave microSD.

Asistenti virtual fuqizohet nga inteligjenca artificiale e cila mund të njohë objektet duke përdorur kamerën e telefonit. Asistenti i quajtur Bixby do të bazohet në teknologjinë e Viv Labs blerë nga Samsung në Tetor.

Ajo që të gjithë presin është një telefon tjetër. Samsung ka nevojë për një hit të vërtetë që të riparojë dëmin e bërë nga Note 7. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>