Harduer

Galaxy Tab Active 2 me ekran 8 inç dhe bateri 4,450 mAh është tableti i radhës i Samsung

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Galaxy Tab Active 2 me emrin e koduar SM-T390 i dedikohet konsumatorëve korporativë. Në pjesën e jashtme është identik me gjeneratën e parë të Galaxy Tab Active Galaxy Tab Active 2 me ekran 8 inç dhe bateri 4,450 mAh është tableti i radhës i Samsung

Tabletët janë një treg i vdekur sot por Samsung ende ka shpresë dhe vazhdon të sjellë modele të reja.

Tableti i ardhshëm i kompanisë me shumë gjasa do të quhet Galaxy Tab Active 2, dhe pavarësisht se nuk është një përbindësh harduerik, përmban disa veçori interesante sidomos kur e përdorni në ambiente të jashtme.

Galaxy Tab Active 2 me emrin e koduar SM-T390 i dedikohet konsumatorëve korporativë. Në pjesën e jashtme është identik me gjeneratën e parë të Galaxy Tab Active por me një dizajn ndryshe të butonit home.

  

Hardueri i tabletit pritet të jetë:

  • Ekrani: 8 inç 1280×800 TFT
  • Procesori: Exynos 7880 Octa me frkuencë 1.6 Ghz
  • RAM: 3GB
  • Memorie: 16GB + microSD
  • Kamera: E pasme 8 megapiksel, frontale 5 megapiksel
  • Bateria: 4,450 mAh
  • Sistemi operativ: Android 7.1 Nougat

Ekrani ka një shkëlqim maksimal prej 480 nit. Telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë IP68, ka një laps S-Pen, portë USB-C 2.0, WLAN me dy banda 802.11ac, NFC, Bluetooth 4.2 dhe GPS.

Në butonin Home fshihet një skaner i shenjave të gishtërinjve. Tableti ka një dritë njoftimesh LED, një sensor gjeomagnetik, dhe një xhiroskop. Do të ofrohet në dy variante me Wi-Fi dhe LTE dhe çmimi 500 dhe 600 Eurosh respektivisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>