Harduer

Galaxy Tab S3, Samsung shkëmben plastikën me xhamin dhe zhgënjen me Android 6.0

Feb 26 2017
0 Shpërndarje
E dinim se Samsung nuk do të sillte Galaxy S8-ën në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë por kompania kishte ruajtur supriza të tjera. Galaxy Tab S3, Samsung shkëmben plastikën me xhamin dhe zhgënjen me Android 6.0 Photo Source: Engadget

Sot krahas Galaxy Book, Samsung prezantoi versionin e ri të Galaxy Tab S. Tableti ngjan plotësisht me një Tab S2 me pak investim në dizajn.

Në vend të plastikës kompania ka implementuar xham të errët i cili nuk është imun ndaj shenjave të gishtërinjve.

Korniza metalike ngelet si në modelin e kaluar. Tableti peshon 429 gram dhe Samsung ka vendosur të mos braktisë butonët fizik, prandaj butoni qëndror ngelet. Ai sillet edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve.

 

Tableti ka ekran 9.7 inç me rezolucion 2048×1536 Super AMOLED me mbështetje për HDR. Në brendësi të tij gjendet një procesor katër bërthamësh Snapdragon 820, 4GB RAM, dhe 32GB memorje e brendshme.

Por supriza e cila do të shkaktojë jo pak pakënaqësi është Android 6.0. Po, Marshmallow në vend të Nougat. Samsung thotë se ka përmirësuar lapsin S Pen me mbështetje për 4,096 nivele presioni. Nuk ka nevojë për ngarkim.

Së fundi, Galaxy Tab S3 ka tastierën e tij fizike i cili nuk vjen i përfshirë në çmim i S Pen. Është e vogël dhe nuk ofron hapësirë të bollshme. Nuk ka trackpad të integruar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>