Lajmet

“Game Mode” së shpejti në Windows 10, rrit performancën e lojërave

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
“Game Mode” së shpejti në Windows 10, rrit performancën e lojërave

forza_horizon_3-100684452-largeWindows 10-ta u shpreh përsëri dashurinë gamerave dhe këtë e provon më së miri funksionaliteti më i ri që pritet të vijë në sistemin operativ, “Game Mode.”

Windows Central citoi një përdorues i cili tha se funksionaliteti do të jetë i disponueshëm në ndërtimin 14997 të Windows 10-tës.

“Game Mode” do të vërë në dispozicion të lojës të gjitha resurset duke zhvendosur softuerin në plan të dytë.

Ndërtimi 14997 nuk është zyrtar akoma dhe “Game Mode” nuk është akoma funksional. Sipas Windows Central, ky funksionalitet aktivizohet automatikisht sapo lançoni një lojë duke i dhënë prioritet tek procesori dhe karta grafike.

Nuk dihet nëse do të funksionojë vetëm për lojërat e shkarkuara nga Windows Store. Vitet e fundit me mbërritjen e Windows 10-tës, Microsoft ka synuar vazhdimisht të ndërtojë modele biznesi për ti mbajtur përdoruesit të lidhur me ekosistemin. “Game Mode” tërheq përdoruesit drejt Windows 10-tës në vend të platformës Steam.

Me 2017-tën e cila gjendet më pranë se kurrë kur pritet edhe debutimi i Përditësimit të Krijuesve, insajderat e Windows do të shijojnë veçorinë e radhës në javët në vijim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>