Lajmet

“Game of Thrones”, seriali i HBO-së, i pari në listën e piraterive

May 22 2012
0 Shpërndarje
“Game of Thrones”, seriali i HBO-së, i pari në listën e piraterive

Sipas TorrentFreak, sezoni i dytë i “Game of Thrones” ndodhet në vend të parë në listën e medias së shkarkuar ilegalisht. Çdo pjesë e re e këtij seriali mesjetar arrin të kapi shifrën rekord prej 3-4 milionw shkarkime kopjesh të paautorizuara që ndodhen në uebfaqen BitTorrent.

  “Shifrat tregojnë se më shumë njerëz po e shkarkojnë ilegalisht në krahasim me 2011, viti që u klasifikua si seriali i dytë më i ndjekur. Numri i shkarkimeve çdo javë është i barabartë me numrin e shikimeve në HBO në Shtetet e Bashkuara, po pse?” – pyeti uebfaqja.

    Përgjigja, të paktën një pjesë e saj, është sepse HBO vonon episodet në disa pjesë të botës, si për shembull në Australi, të paktën me një javë. Arsye tjetër është se ky serial është vetëm i disponueshëm në HBO. Ata që janë të abonuar në televizion kabllor ose HBO GO,  dhe nuk transmetohet nëpërmjet një pjese të tretë si Netflix, nuk mund ta shikojnë. Kjo gjë motivon njerëzit të shkarkojnë kopje të paligjshme me torrent.

    Pyetjes së uebfaqes se pse njerëzit preferojnë të marrin kopje të paligjshme është edhe censura. Seriali përmban shumë skena seksi ose dhune, të cilat mund të mos transmetohen në shumë shtete. Shikuesit që duan një version të pacensuruar iu kthehen torrenteve.

    TorrentFreak e spekulloi këtë gjë pas rezultatit se si HBO “shpërndan” serialin, duke e pranuar edhe vetë këtë nivel piraterie. “Sido që të jetë puna, HBO preferon të ketë ekskluzivitet me shumë se sa e bezdis pirateria. Ku i dihet më vonë mund të shperndajnë dhe karta anëtarësimi në BitTorrent”, – tha uebfaqja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>