Biznes

GameStop do të punësojë 25.000 punëtorë për sezonin e festave

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
GameStop do të punësojë 25.000 punëtorë për sezonin e festave

GameStopGameStop është afërsisht duke e dyfishuar numrin e punonjësve të saj të sezonit të festave duke qenë se ajo duhet të përgatitet për kërkesa të larta për video-game dhe iPhone të rinj.

Të enjten GameStop u shpreh se ka në plan të punësojë rreth 25.000 punonjës për periudhën e ngjeshur të festave, më shumë se 47% të një viti më parë. Kompania shtoi se punëtorët sezonalë priten të ofrojnë një shërbim më të mirë drejt klientëve ndërkohë që ata blejnë Xbox One, PlayStation 4 dhe Nintendo Wii U.

GameStop kërkon të punësojë persona në qendrat e distributimit në Grapevine, Texas dhe LouisVille, Kentucky, ndërkohë që 250 do të punojnë në qendrat e operimit. Zyra në Texas do të ofrojë punë me kohë të pjesshme dhe me turne, punë natën dhe në fundjava. Të punësuarit do të përfitojnë 15% ulje në disa dyqane dhe online.

Kompania shtoi se të interesuarit mund të vizitojnë faqen e tyre online në seksionin Careers. Ata do të punojnë në një hark kohor nga 6 tetori deri në 9 janar 2015. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>