Lajmet

GameStop ofron tabletët Android me lojëra falas

May 29 2012
0 Shpërndarje
GameStop ofron tabletët Android me lojëra falas

Teksa adhuruesit e lojërave ngadalë po braktisin konzollat e tyre për të kaluar në smartfonë dhe tabletë, mund të mos jetë edhe aq befasuese që GameStop, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të lojërave në Shtetet e Bashkuara, tani është duke ju kthyer tabletëve që përdorin sistemin operativ Android.

Pajisjet që funksionojnë me sistemin operativ Android nuk kanë edhe aq shumë lojëra krahasuar me iPad, kështuqë, GameStop do të sjell një mori lojërash falas për çdo tablet të shitur, pėrfshirë Sonic CD, Riptide, që është një revistë falas për lojëra nga GameStop, Game Informer dhe aplikacionin për lojëra Kongregate Arcade të cilin GameStop e kishte blerë më herët.

Ofertat e tabletëve me Android të GameStop fillojnë nga 230 dollarë për njė tablet 7 inçësh Acer Iconia me disk prej 8GB, dhe deri nė 400 dollarë për një tablet Samsung Galaxy Tab 10.1 me disk 16GB dhe 500 dollarë për Asus Transformer Prime me disk prej 32GB. Toshiba Excite 10 do të dalë mė vonë për 450 dollarë dhe GameStop poashtu shet edhe iPad-ët e vet, me një çmim duke filluar nga 300 dollarë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>