Blog

“Gangnam Style” nuk është më videoja më e shikuar në historinë e Youtube

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Në momentin që po shkruajmë videoja ka 2,902,883,141 shikime ndërsa Gangnam Style ka 2,896,272,011 shikime. “Gangnam Style” nuk është më videoja më e shikuar në historinë e Youtube Photo Source: Getty Images

Fundi i një epoke. Gangnam Style, fenomenti i kërcimit i cili pushtoi botën dhe i bëri njerëzit të besojnë se janë një parajsë, nuk është më videoja më e shikuar e të gjitha kohrave në Youtube.

Pas pesë vitesh në kryesim, Gangnam Style kaloi në vendin e dytë dhe vendi i parë tashmë është një surprizë. Wiz Khalifa dhe Charlie Puth me “See You Again” nga Furious 7 janë videoja më e shikuar.

Në momentin që po shkruajmë videoja ka 2,902,883,141 shikime ndërsa Gangnam Style ka 2,896,272,011 shikime.

Por sa do të zgjasë suksesi i këngës së Furious? U deshën dy vite për të dalë në krye por ka video të tjera që po rriten edhe më shpejt. Despacito është një prej tyre me 2,489,526,081 dhe është postuar vetëm në Janar.

Justin Bieber me Sorry, dhe Mark Ronson dhe Bruno Mars me Uptown Funk kanë hyrë në listën e pesë videove më të shikuara. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>