Harduer

Gara e re e tabletëve: jetëgjatësia e baterisë

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
Gara e re e tabletëve: jetëgjatësia e baterisë

Vitet e kaluara kanë qenë të përshkruara me gara mes tabletëve se cili mund ta ketë paraqitjen më të mirë.

Sidoqoftë, beteja e madhe gjatë vitit të ardhshëm mund të jetë se cili tablet mund të mbajë më shumë bateri, veçanërisht sapo prodhuesit të fillojnë të shesin më tepër tabletë me procesorët e posaçëm për tabletë të prodhuar nga Intel, që quhen Haswell.

Dhe një njoftim i ri nga Consumer Reports sugjeron që gjenerata e ardhshme e tabletëve do të ketë një jetëgjatësi të baterisë më tepër se sa kemi mundur ta imagjinojmë ndonjëherë.

Consumer Reports bëri disa testime në tabletin e ri të Lenovo-s, Yoga 8 dhe ka gjetur që ai ofron 18.5 orë jetëgjatësi të baterisë, që është më e gjata që ofrohet nga ndonjë tablet për momentin, pesë orë më tepër se kampioni i deritanishëm për jetëgjatësi të baterisë.

Si ishte në gjendje Lenovo të mundësonte mbajtjen kaq të gjatë të baterisë? Consumer Reports thotë që këtë mund t’ia atribuojmë bazës në formë cilindrike që përmban një bateri më të fuqishme se sa tabletët e tjerë.

Lenovo është duke e parë bazën si një mënyrë unike për t’iu mundësuar që ta mbani tabletin tuaj në pozitën vertikale pa ndihmën e mbajtësit që e posedon tableti Surface.

Ndonëse “fryerja” e krijuar nga baza e tabletit mund ta bëjë të vështirë bartjen nga përdoruesit, çdokush mund të kënaqet me një jetëgjatësi kaq të madhe në një tablet, si Yoga 8. (PCWorld Albanian)

lenovo-tablet-yoga-8-stand-mode-5

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>