Lajmet

Findbug në bashkëpunim me Rodolfo Assis organizojnë një garë hakerash në Kosovë

Jan 21 2017
0 Shpërndarje
Findbug në bashkëpunim me Rodolfo Assis organizojnë një garë hakerash në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë kompania FindBug në bashkëpunim me Rodolfo Assis, një hulumtues dhe ekspert i madh i sigurisë kibernetike, po e organizojnë garën e njohur XSS, një garë që në shumë vende të Botës, ku fusha e teknologjisë informative ka përparuar terheqë shumë  hakerë.

Tashmë përmes FindBug të gjithë të talentuarit kosovarë e kanë mundësinë  të testojnë aftesitë e tyre në Cross-Site Scriptin XXS.

XSS Challenge është një garë ku hakeret  e sfidojnë vetën duke  testuar nivelet e sigurisë së ueb aplikacioneve të ndryshme dhe shfeltuesve si “Google”, “Mozilla Firefox”, “Safari”, “Opera”, “Internet Explores” etj.

Gara është hapur me 11 Shkurt në oren 16:00 dhe deri më tani verëhet një interesim më i madh i hakereve të huaj për ta sfiduar vetën por në inkurajojmë edhe hakerët vendor që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme ngase kjo është hera e parë që për ta ofrohet ky rast.

Dhe pa dyshim që kjo eksperiencë është në dobi të gjithë të talentuareve që duan t’a zhvillojnë karrieren e tyre në fushën e teknologjisë informative, specifikisht në siguri kibernetike.  Gara përfundon me 20 Shkurt ndërsa për fituesin FindBug ka rezervuar surpriza të mëtejshme. Hakeri që triumfon në këtë sfidë do të fitoj:

  • Një tiketë për pjesëmarrjë në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi që mbahet nga 2 deri më 4 Shkurt në Prishtinë,
  • Është automatikisht pjesëmarrës në garen unikate “The Day When Hacking is Legal”
  • Dhe të gjitha shpenzimet e akomodimit…

Bëhu pjesë e sfidës XSS Challenge, dëshmoje talentin tënd permes linkut te mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

FindBug
Lajmet e fundit>