Lajmet

Garmin Viago, aplikacioni më i lirë i smartfonëve për navigim

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Garmin Viago, aplikacioni më i lirë i smartfonëve për navigim

gsmarena_001Kompania Garmin ka zhvilluar një aplikacion të ri me emrin Viago për navigim, i cili është i përdorshëm për sistemet operative iOS dhe Android.

Ky aplikacion nuk është falas, por gjithsesi është më i liri në treg në qoftë se e krahasojmë me aplikacione të tjera të ngjashme. Përdoruesi, në momentin që e blen aplikacionin mund të përdorë vetëm disa opsione bazë të tij, opsionet e tjera hapen nëse bëhen pagesa të mëtejshme.

Këto pagesa përfshijnë shtim opsionesh si: informacione të momentit mbi trafikun, direktiva zanore për destinacione të ndryshme si dhe ndërtesa dhe rrugë të paraqitura në mënyre 3 dimensionale. Garmin Vingo ka pasur një çmim prej 1 $ deri më datë 13 qershor, më pas ky çmim u rrit në në 2 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>