Lajmet

Gartner: Android dominoi tregun me 75% për tremujorin e parë të 2013-s

May 20 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Android dominoi tregun me 75% për tremujorin e parë të 2013-s

android-logoSipas analizave më të fundit smartfonët me Android janë ata që po dominojnë tregun.

Sipas Gartner, gjatë tremujorit të parë të 2013, smartfonët me Android dominuan 74.4% të shitjeve në treg ose e thënë ndryshe në njësi: 156 milionë pajisje.

Apple ka humbur nga pjesa e saj e tregut krahasuar me të njëjtën periudhë, duke rënë në 18.2 % nga 22.5 %. “Shitjet ndërkombëtare të smartfonëve numërojnë 210 milionë njësi gjatë tremujorit të parë të vitit2013”, shtoi Gartner në raport.

Njësoj si Apple dhe BlackBerry humbi pjesë të tregut duke rënë me 3.8% ose rreth 62 milionë pajisje krahasuar me 10 milionë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Windows Phone nga ana tjetër ishte sistemi operativ tjetër që njohu rritje si Android, duke marrë një rritje të vogël prej 1% , me 5.9 milionë pajisje të shitura vetëm në tremujorin e parë.

Samsung-u qëndron një nga tregtarët më të mëdhenj të smartfonëve, ndërsa Nokia në vend të dytë dhe Apple në vend të tretë. LG është në vend të katërt ku përfitoi shumë nga kërkesat për Nexus 4 që u ndërtua për Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>