Biznes

Gartner: Gjysma e blerjeve online do të bëhen përmes rrjeteve sociale në 2015-n

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Gjysma e blerjeve online do të bëhen përmes rrjeteve sociale në 2015-n

Social networksSipas një raporti të fundit të publikuar nga Gartner, rreth gjysma e identiteve të klientëve të rinj në vitin 2015 do të jetë e bazuar në profilet e tyre në rrjetet sociale. Por çfarë do të thotë realisht kjo?

Aktualisht, rreth 5% e konsumatorëve përdorin informacione të regjistruara në llogaritë e tyre në rrjete si Facebook-u për të aksesuar sistemet e menaxhimit të identitetit.

Të regjistrohesh duke përdorur të dhënat në Facebook do të thotë të eliminosh ose të reduktosh plotësimin e formularëve të regjistrimit. Pra, praktikisht, kur shihni butonin ‘Sign in with Facebook’, mjafton ta klikoni dhe nuk do t’ju kërkohet asnjë informacion si adresa e emailit, emri, mbiemri, datëlindja etj. Për më tepër, mjafton të mbani mend vetëm një fjalëkalim, atë të rrjetit social.

Kërkuesit e Gartner shprehen se arsyeja kryesore e këtij fenomeni në rritje është fakti se Facebook-u për shembull, po shndërrohet në faqen kryesore që aksesojnë përdoruesit kur hyjnë në internet.

“Ekziston një numër shumë i madh njerëzish për të cilët interneti është vetë rrjeti social,” shprehet Ant Allan, zëvendës president në Gartner.

Përveç lehtësive që krijohen për përdoruesin, duke i reduktuar mundimin dhe kohën që kërkon proçesi i regjistrimit, ka mjaft avantazhe edhe për shitësit.

Ndër to mund të përmenden kërkesa më ulta për gjenerim fjalëkalimesh, si dhe fakti që navigimi dhe blerja e produkteve bëhet më e lehtë për konsumatorin.

Instagram dhe Twitter përshkallëzojnë “luftën” në rrjetet sociale

Por, nga ana tjetër, ky fenomen përbën një shqetësim serioz përsa i përket sigurisë. Mungesa e verifikimit të identitetit apo kërkesat e dobëta për autentikim, mund t’u krijojnë shumë probleme bizneseve lidhur me mashtrimet.

Punëkërkuesit zgjedhin Facebook në vend të LinkedIn dhe Twitter

Megjithatë, Gartner shprehet se në të ardhmen, kompanitë do ta marrin përsipër këtë risk për shkak të shitjeve më të mëdha që mund të gjenerojë kjo metodë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>