Biznes

Gartner Inc: Në 2013 do të shiten 1.2 miliardë smartfonë dhe tabletë

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Gartner Inc: Në 2013 do të shiten 1.2 miliardë smartfonë dhe tabletë

Sipas kompanisë hulumtuese Gartner Inc, shitja globale e “pajisjeve të mençura”, ku përfshihen smartfonët dhe tabletët këtë vit do të jetë 821 milionë në të gjithë botën.

Ndërsa në vitin 2013 kjo shitje pritet të kapë shifrën 1.2 miliardë pajisje të tilla.

Sipas Gartner Inc këto lloj pajisjesh janë duke e kapur momentin aktual, përderisa konsumatorët kanë prirje që të përdorin ato më shumë se sa kompjuterët personalë.

“Për shumë biznese, smartfonët dhe tabletët nuk do të zëvendësojnë plotësisht PC-të, por gjithë prania dhe rritja e popullaritetit të tyre, po ndryshon mënyrën se si bizneset po shohin strategjitë e tyre për pajisjet dhe mënyrën se si konsumatorët i shohin ato”, -tha Carolina Milanesi, zëvendës presidente e hulumtimit në Gartner.

Ajo vlerësoi se 56 përqind e smartfonëve të blerë për bizneset në Amerikën Veriore dhe Europë në vitin 2016 do të jenë pajisje të Android-it, ku parashikohet një rritje, nga 34 % që ka qenë në vitin 2012. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>