Analiza

Gartner konfirmon, Huawei prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve pas Samsung

Aug 28 2018
0 Shpërndarje
Sipas Gartner humbësi i madh ishte Samsung duke shënuar rënie me 12.7% nga viti në vit. Gartner konfirmon, Huawei prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve pas Samsung

Një tjetër firmë analitike konfirmoi se Huawei ka parakaluar Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve në tre mujorin e dytë të 2018-ës.

Të dhënat që vinë nga Gartner vendosin Huawei të dytin në botë.

Garnter thotë se shitjet e telefonëve në tre mujorin e dytë u rritën me 2% në 374 milion njësi.

Firma thotë se Huawei ka rrëmbyer 13.3% të tregut me 49.8 milion telefonë të shitur, 9.8% më shumë se një vit më parë.

Apple zë 11.9% të tregut me 44.7 milion iPhone të shitur.

Sipas Gartner humbësi i madh ishte Samsung duke shënuar rënie me 12.7% nga viti në vit.

Prodhuesi i telefonëve Galaxy mbajti vendin e parë me 19.3% të tregut ose 72.3 milion telefonë të shitur.

Një prej markave më të sukesshme të prodhuesit Kinez është linja e rangut të mesëm Honor por edhe ato të rangut të lartë si P20 Pro kanë performuar mjaft mirë.

Telefonët Honor shiten në 70 tregje në mbarë botën.

Vendin e katërt e zinte Xiaomi me 32.8 milion telefonë të shitur ose 8.8% të tregut.

Në vendin e pesë vjen Oppo me 28.5 milion telefonë të shitur ose 7.6% të tregut.

Në terësi 88% e telefonëve të shitur në tre mujorin e dytë të 2018-ës ishin Android dhe vetëm 11.9% iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>