Analiza

Gartner: Prodhimi i tabletëve do të kalojë atë të PC-ve me 72% brenda tre vitesh

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Prodhimi i tabletëve do të kalojë atë të PC-ve me 72% brenda tre vitesh

Pas tre vjetësh, numri i tabletëve të prodhuar për shitje do të kalojë atë të PC-ve të zakonshëm me Windows në një masë prej 72%.

Parashikimet e fundit nga Gartner tregojnë se tregu i PC-ve do të vazhdojë të bjerë me ritme edhe më të larta.

Një arsye që do të ndikojë në këtë rënie do të jetë edhe rritja e menjëhershme e “ultramobiles,” faza e re e pajisjeve me Windows 8, si Microsoft Surface Pro. Megjithatë, ajo që mund të thuhet me siguri është se për momentin ulja e shitjeve të PC-ve pasqyron një ndryshim afatgjatë të sjelljes së përdoruesve.

Pjesa më e madhe e përdoruesve “do të jenë të kënaqur me përvojën që marrin nga një tablet duke e konsideruar atë pajisjen kryesore kompjuterike,” shprehet Gartner. “Duke qenë se njerëzit po drejtohen më tepër tek tabletët dhe smartfonët, ata nuk do të kenë më nevojë për PC-të si mjet i zakonshëm pune.”

Raporti “Forecast: Devices by Operating System and User Type, Worldwide, 2010-2017, 1Q13 Update,” gjendet në faqen zyrtare të Gartner.

6 mënyra të thjeshta si ta bëni uebfaqen tuaj Tablet-Friendly

Gartner parashikon gjithashtu se tregu tradicional i PC notebook-ve dhe desktop-ve do të bjerë me 7.6% gjatë vitit 2013. Gjatë këtij viti dërgesat e PC-ve për shitje vlerësohen se do të jenë 315 milionë njësi, krahasuar me 341 milionë në vitin 2012. Ultramobiles do të përbëjnë 23.6 milionë në 2013-n, krahasuar me 9.8 milionë në 2012-n.

Deri në fund të 2017-s, Gartner parashikon se dërgesat totale të tabletëve për shitje do të jenë 468 milionë krahasuar me 272 milionë PC. (PCWorld Albanian)

tablet HTC

Lajmet e fundit>