Analiza

Gartner raporton rënie të shitjes së kompjuterave personalë

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Sipas Gartner janë shitur 62.2 milion njësi gjatë kësaj periudhe, një rënie me 2.4%, pika më e ulët që prej 2007-ës. Gartner raporton rënie të shitjes së kompjuterave personalë

Tregu i kompjuterave personal nuk po ndalet së rëni. Në tre mujorin e parë të 2017-ës, Gartner raportoi një rënie globale të shitjeve ndërsa IDC thotë se nuk ka ndryshuar shumë.

Sipas Gartner janë shitur 62.2 milion njësi gjatë kësaj periudhe, një rënie me 2.4%, pika më e ulët që prej 2007-ës.

Gjashtë prodhuesit e kryesorë në këtë tremujor ishin: Lenovo, HP, Dell, Asus, Apple dhe Acer. Siç mund të shikoni në grafikun mëposhtë, Gartner thotë se vetëm Asus dhe Acer patën rënie me 14% dhe 1.8% respektivisht.

Të gjithë të tjerët patën rritje ku në HP shënoi vlerën më të lartë.

Sakaq IDC thotë se shitjet e kompjuterave u rritën më 0.6% në 60.3 milion njësi gjatë këtij tremujori. Pesë prodhuesit kryesorë për IDC-në janë: HP, Lenovo, Dell, Apple dhe Acer.

Për secilën prej tyre IDC thotë se ka patur rritje ndërsa prodhuesit e vegjël patën rënie me 11.4%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>