Lajmet

Gartner: Rritja e cloud-computing do të formësojë trendet e sigurisë në 2013

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Gartner: Rritja e cloud-computing do të formësojë trendet e sigurisë në 2013

Është koha që parashikimet për vitin që vjen të jenë të larta, dhe kur flasim për sigurinë IT, analistët Gartner parashikojnë se 2013 do të jetë viti për zgjerimin e cloud computing dhe përpjekjes për të arritur nivelin e përshtatshëm të sigurisë për të.

“Rritja e përdorimit të cloud computing pritet të ndikojë mënyrën sesi siguria do të zbatohet, po ashtu dhe sesi agjencitë kyçe qeveritare do t’i japin prioritet sigurisë së infrastrukturës publike të cloud computing”,- thuhet nga parashikimi i analistëve të Gartner: Ruggero Contu, Lawrence Pingree, dhe Eric Ahlm.

Gartner parashikon se deri në 2015, 10% e aftësive të përgjithshme individuale IT do të shkojnë për pajisjen e cloud me fokusimin e qartë të sotshëm në dërgimin e mesazheve, sigurinë web dhe cënueshmëri të largët.

Megjithatë, ka po ashtu pritshmëri që do të ketë më tepër gjatë rrugës, si për shembull parandalimi nga humbja e të dhënave, enkriptimi, autentifikimi, gjithashtu të vlefshme dhe si teknologji me qëllim suportimin e maturimit të cloud computing.

Parashikimet e Gartner mbi sigurinë IT nuk ishin vetëm për cloud computing

Gartner parashikon se përshpejtimi i ndryshmit të sigurisë të bazuar në cloud mund të cenojë disa marrëdhënie biznesi tradicionale.

Por prirja e përgjithshme do të çojë drejt më shumë ofruesve të shërbimeve të menaxhuara të sigurisë nëpërmjet shpërndarjes së cloud. Jo çuditërisht, parashikohet gjatë 2013 një nivel i lartë aktivitetesh të lidhura me sigurinë e cloud.

Qeveria federale e SHBA po përparon me të ashtuquajturin programin FedRamp për të akomoduar shërbime të jashtme cloud, që gjithashtu do të krijojë kushte për rritjen e përdorimit të tyre nga agjencitë federale, thekson Gartner. Miratimi i regjimeve të reja pritet të standardizohen nga Instituti Kombëtar i Standardizimeve dhe Teknologjisë.

Ana negative e përdorimit në rritje, vëren Gartner, është dështimi në ofrimin e shërbimit, siç ka ndodhur dhe më parë në vitet e kaluara, gjë që mund të sjellë një efekt “ujëvarë” që do të ndikojë në mijëra organizata.

Por parashikimet e Gartner mbi sigurinë IT nuk ishin vetëm për cloud computing. Virtualizimi i rrjeteve është një transformim i vazhdueshëm dhe Gartner parashikon se deri në vitin 2015, 20% e tregut VPN/firewall do të vendosen si një switch virtual në një VMM (virtual machine monitor) sesa si një aplikim fizik sigurie.

Një shtytje e ofruesve virtualë për ta çuar teknologjinë e tyre në maja, mund të jetë një përshpejtues kyç për rritjen e tregut të switch-eve virtualë.

Në të vërtetë, trendi më i madh drejt 2013 është që industritë e sigurisë IT, përballë faktit që rrjetet janë virtualizuar, thjeshtë nuk u mbetet zgjidhje tjetër veçse të përshtaten. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>