Biznes

Gartner: Shitjet e Chromebook-ëve do të rriten me 79 % duke shkuar në 5.2 milionë njësi

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Gartner: Shitjet e Chromebook-ëve do të rriten me 79 % duke shkuar në 5.2 milionë njësi

chromebook-645x250Chromebook-ët pritet të arrijnë në 5.2 milionë njësi në vitin 2014, një rritje prej 79 % nga 2013, sipas Gartner. Teksa rritja është e dallueshme, statistikat akoma nuk janë impresive.

Shitjet nuk duhet të jenë surprizuese teksa më shumë prodhues po prezantojnë Chromebook-ët e tyre, ku Acer zbuloi të parin që ka një proçesor mobil Nvidia Tegra K1. Chromebook-ët janë të përqendruar në sektorin e edukimi, kryesisht shkolla. Gartner vlerëson se afro 85 % e shitjeve të Chromebook-ëve në vitin 2013 ishin shitur në shkolla kur 82 % ishin shitur në Amerikën e Veriut.

Samsung dhe Acer ishin të parët prodhues që shitën Chromebook-ët në vitin 2011, dhe kështu nuk duhet të jetë një surprizë nëse këta të dy do të ishin liderët në këtë treg në 2013-ën. Firmat kërkimore si Gartner dhe IDC gjithashtu dëshirojnë të bëjnë edhe parashikime për të ardhmen, por që asnjëherë nuk kanë qëlluar në shenjë.

Për shembull Gartner thotë se deri në vitin 2017, shitjet e Chromebook-ëve do të trefishohen pothuajse duke arritur në 14.4 milionë njësi. Për më tepër, firma kërkimore pretendon se Chromebook-ët do të mbeten një treg i ngrohtë përgjatë 5 viteve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>