Intervista

Gates: Microsoft-i do të bashkojë telefonat me platformat Windows

Oct 24 2012
0 Shpërndarje
Gates: Microsoft-i do të bashkojë telefonat me platformat Windows

Kodi i përbashkët mes Windows 8 dhe Windows Phone 8, është vetëm fillimi i bashkimit të dy versioneve në një sistem operativ universal, premtoi Bill Gates.

“Me siguri që pamja e ngjashme mes Windows 8 dhe Windows Phone 8, është e zhvilluar me të njëjtat mjete, dhe në të ardhmen ne do ta shpeshtojmë këtë gjë”,- deklaroi Gates.

Në tetor Gates tha se një surprizë do të vije me Windows 8 dhe aplikacionet e saj. Windows Store për momentin po duket primitiv në krahasim me App Store të iOS dhe Play Store të Android, por Gates tha se ka diçka të fshehur.

Njerëzit me siguri do të jenë të çuditur me energjinë që Microsoft-i ka harxhuar në punimin e këtyre produkteve.

Ne kemi kaluar kaq shumë kohë duke mbledhur ide të reja, qofshin ato për aplikacione, marketing apo çfarëdo tjetër. Ka ardhur koha që ti tregojmë botës se çfarë kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Gates tha se në të ardhmen, çdo pajisje do të ketë të njëjtin sistem operativ. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>