Biznes

Gates vazhdon të jetë më i pasuri i Amerikës

Sep 22 2011
0 Shpërndarje
Gates vazhdon të jetë më i pasuri i Amerikës

Pavarësisht se jep me tona donacione, Bill Gates ende ka para, dhe atë mjaft shumë. Dhe madje edhe më shumë sesa që ka pasur në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

Pasuria e madhe e bashkë-themeluesit të Microsoft ka mundësuar që ai të ruaj pozitën e tij kryesuese në listën e Forbes. 

Lista që u publikua të mërkurën, e vendosi atë me një pasuri neto prej 59 miliard dollar, një rritje prej 5 miliard dollarë krahasuar me vitin e kaluar. Por befasia në listë është Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook.

27 vjeçari është pozicionuar në vendin e 14, nga vendi i 35’t sa ishte në vitin e kaluar. Pasuria e tij neto thuhet të jetë rreth 17.5 miliard dollarë. E kjo nënkupton se ai është pak para Larry Page e Sergey Brin të Google, të cilët janë renditur bashkërisht në vendin e 15’t me pasuri neto prej 16.7 miliard dollarë. 

CEO i Amazon, Jeff Bezos ka një pasuri neto prej 19.1 milion dollarë dhe e gjen vetën një pozitë para Zuckerberg. Emra tjerë në listë që vlen të përmenden janë Steve Ballmer në vendin e 19 me pasuri neto prej 13.9 miliard dollarë, e Steve Jobs që befasisht renditet në vendin e 39’t me 7 miliard dollarë neto. 

Nëse jeni të interesuar sesi ka ardhur Forbes me këta emra në listë, ju mund të kuptoni më shumë rreth kësaj metodologjie duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>