Lajmet

Gazeta e vjetër në rolin e derivatit për automjete!

Aug 27 2011
0 Shpërndarje
Gazeta e vjetër në rolin e derivatit për automjete!

Heroi i këtij zbulimi është TU-103, që është pjesa magjike që kur vihet në kontakt me celulozën e materialit të dertuar, përkatësisht letrën atëherë prodhon butanol.

Butanoli dhe celuloza, që gjinden në të gjitha format e jetës në Tokë, janë një përzierje e mirë kur ka nevojë për derivate tjera alternative. Ajo çka e bënë butanolin superior ndaj etanolit më të popullarizuar, është shfrytëzimi i tij i menjëhershëm si zëvendësues i benzinës, duke mos kërkuar asnjë lloj ndryshimi në motorin e veturës. 

Zbulimi i ri i ndërlidhur me gazën ka arritur deri në këtë fazë pasi shkencëtarët David Mullin, Harshad VAlenkar, dhe Hailee Rask ishin duke eksperimentuar me baktere të reja në edicione të vjetra. Mullin dhe të tjerët janë duke aplikuar për një patentë që do tu mund të vë në pah edhe më tej dallimet në tregun e derivateve alternative. 

Në këto momente është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë në industrinë e automjeteve, por alternativa të këtilla si butanoli mund të jenë shumë të dobishme në erën e re të veturave kompakte të qyteteve që nuk shfrytëzohen për distanca të mëdha të udhëtimit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>