Lajmet

Gboard 6.1 përmirëson shkrimin me zë dhe kërkimin e GIF-ve

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
Javën e kaluar Gboard në Android solli disa përmirësime të ndjeshme si përkthim më të lehtë dhe tema të cilat mund të përshtaten me më thjeshtësi. Gboard 6.1 përmirëson shkrimin me zë dhe kërkimin e GIF-ve

Versioni më i fundit beta i Gboard 6.1 vijon me përmirësime të tjera kryesisht në shkrimin me zë dhe dërgimin e imazheve GIF.

Në versionin aktual të Gboard kur klikonin butonin e mikrofonit e gjithë tastiera largohet menjëherë ndërsa në 6.1 Beta asgjë nuk do të fshihet, thjeshtë butoni do të ndriçojë dhe të shndërrohet në një ikonë për ndalimin e procesit.

Google ka përmirësuar gjithashtu kërkimin e imazheve GIF. Është një prej funksionaliteteve më të mira të Gboard.

Në Gboard 6.1 është një buton i ri kërkimi në fushën e sugjerimeve. Shkruani fjalën që dëshironi dhe menjëherë do të shfaqen mëposhtë rezultatet e kërkimit.

Së fundi, kur klikoni ikonën G në skajin e majtë lart do tu shfaqet një Google Doodle nëse ka një. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>