Harduer

Gear S Watch nga Samsung del në treg në SHBA këtë vjeshtë

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Gear S Watch nga Samsung del në treg në SHBA këtë vjeshtë

slide_0012-630Kompania Samsung na dha një paraqitje të shkurtër të smartwatch-it të saj të ardhshëm (ka pasur disa deri tani) gjatë IFA, dhe sot ka lajme se ju do të jeni në gjendje të blini dhe të përdorni Gear S në SHBA këtë vjeshtë.

Kjo orë që do të hidhet ne treg është një orë e veçantë,pasi ndryshe nga shumica e orëve të tjera smartwatch, ajo mund të lidhet me 3G edhe në rastet kur telefoni i mbajtësit të orës nuk është afër. Ka shumë pak detaje të bëra publike për momentin mbi të dhënat e kësaj ore, por ajo do të vijë në të katërt kompanitë kryesore të SHBA-së – AT & T, Verizon, Sprint dhe T-Mobile.

Samsung premton se do të sjellë më shumë informacion së shpejti. Tashmë, ju keni mundësinë të provoni eksperiencën e të shtypurit të e-maileve në një ekran 2-inç, para se të vendosni nëse ja vlen më shumë kjo pajisje apo Apple Watch e lançuar me parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>