Harduer

Geeksphone prezanton Revolution, smartfon që mund të funksionojë me Android dhe Firefox OS

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Geeksphone prezanton Revolution, smartfon që mund të funksionojë me Android dhe Firefox OS

Geeksphone, kompania e parë që hodhi në treg smartfonin me sistem operativ Firefox OS, ka njoftuar se së shpejti do të lançojë një produkt shumë cilësor të quajtur Revolution.

Kompania nuk ka pranuar të publikojë detaje të këtij smartfoni, por është e sigurt që do të funksionojë me sistem Android ose me sistemin operativ mobil të krijuar nga Mozilla. Përdoruesit e avancuar do të kenë gjithashtu mundësi të instalojnë Firefox OS si ROM në një version të sistemit Android.

Geeksphone ka deklaruar se bëhet fjalë për një smartfon premium të pajisur me një proçesor të cilësisë së lartë. “Ne do të revolucionarizojmë përsëri botën e rrjetit mobil. Jemi të bindur se do të surprizojmë këdo me performancën dhe çmimin konkurrues të kësaj pajisjeje.” – tha Javier Agüera, bashkëthemelues i kompanisë.

Sipas informacioneve të publikuara në blogun e kompanisë, zbulohet se të gjithë ata konsumatorë që kanë para-porositur smartfonin Peak+, versioni i përmirësuar i smartfonit Peak me sistemin origjinal Firefox OS, do të pajisen automatikisht me pajisjen e re Revolution pasi Geeksphone ka hasur vështirësi në hedhjen në treg të këtij produkti.

Kompania ka lançuar edhe një faqe që i dedikohet smartfonit Revolution http://www.geeksphone.com/revolution/, por aktualisht në të nuk ka shumë informacione.

Megjithatë është e sigurt se aftësia potenciale e Revolution për të funksionuar me dy sisteme operative e bën këtë pajisje një mjet unik për zhvilluesit. (PCWorld Albanian)

GeeksPhone-Keon-Peak-phones

Lajmet e fundit>