Siguri

Gejmerët më të ndjeshëm ndaj spamit

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Gejmerët më të ndjeshëm ndaj spamit

Sipas kësaj kompanie të sigurisë, kjo për shkak se gejmerët janë tepër të etur për të shtuar çdo kënd në listën e tyre të miqve në mënyrë që të kenë më shumë miq për të luajtur.

“Përdoruesit kanë shumë gjasa që të pranojnë spamerë në listën e tyre të miqve kur ata janë në një rrejt social, sesa në ndonjë ambient tjetër të komunikimit online”, tha George Petre, udhëheqës i ekipit Threat Intelligence të BitDefender.

“Ky fakt afron skemat e spamit dhe inxhinierisë social më afër përdoruesit, sesa çfarëdo spami tjetër me e-amil apo online. Përveç kësaj, ne kemi vështruar se në një ambient të aplikacioneve sociale, përdoruesit me lehtësi mund të mashtrohen që të shtojnë spamerë në profilin e tyre. Si rezultat i kësaj, ne ju rekomandojmë adhuruesve të lojërave sociale që të keni kujdes shumë të madh para se të rrisin rrethin e tyre të miqve”.

BitDefender ka ardhur në këtë përfundim pasi ka krijuar tri llogari false. Njëra prej tyre nuk ka pasur as imazh dhe ka poseduar shumë pak informata, tjetra ka pasur një imazh dhe pak informata, dhe një tjetër ka pasur përveç imazhit më shumë informata.

BitDefender më pas është abonuar në një grup të interesave të përgjithshme, dhe pas një ore tre profilet kishin 23, 47 dhe 53 miq, respektivisht nëpër listat e tyre të miqve. Megjithatë duke përcjellë të njëjtën procedurë në grupe të lojërave, profilet arritën në 85,108 dhe 111 miq.

Lajmet e fundit>