Harduer

General Motors po ndërton një makinë elektrike 30.000 $ të quajtur Chevrolet Bolt

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
General Motors po ndërton një makinë elektrike 30.000 $ të quajtur Chevrolet Bolt

3701262894_bbf3f4d1c6General Motors pritet të prezantojë rivalin e Tesla në Auto Show-n që do të mbahet në Detroit javën që vjen sipas disa raporteve. The Wall Street Journal deklaron se General Motors do të lançojë një model plotësisht elektrik të quajtur Bolt, i cili ka një kapacitet prej 200 miljesh dhe një çmim vetëm 30.000$ kur të hidhet në treg në 2017.

Kjo makinë e re elektrike do të konkurrojë drejtpërdrejt me Tesla Model 3, e cila u lançua në qershor të këtij viti. Bolt gjithashtu pritet të konkurrojë modelin Spark të Chevy, i cili është gjithashtu plotësisht elektrik, por ka një kapacitet prej vetëm 82 miljesh. Kapaciteti prej 200 miljesh i Bolt e sjell atë më pranë konceptit të veturave me karburant. E gjitha kjo nuk është një surprizë pasi ekzekutivët e General Motors kanë qenë duke folur për këtë projekt që nga viti 2013 dhe më fund duket se ai është në fazat përfundimtare. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>