Harduer

Genius sjell një mi pa tela e pa bateri!

Jan 18 2012
0 Shpërndarje
Genius sjell një mi pa tela e pa bateri!

Genius DX-ECO, që sipas komunikatës për media është në gjendje të mbushet vetëm për tre minuta, është i dizjanuar për të punuar në një sërë sipërfaqe të ndryshme, duke përfshirë edhe xham me pluhur edhe sipërfaqe tjera që shkëlqejnë, kurse veçohet me një dpi të përshtatshme prej 800/1600 dhe vjen me një Pico pranues me kapacitet 2.4GHz. 

I gatshëm për një shfrytëzim të plotë ditor vetëm pas një mbushjeje prej 3 minuta, Genius DX-ECO shfrytëzon një kondensator të integruar të arit me një jetëgjatësi të mbushjeve prej 100,000 sosh dhe në vend të baterive të zakonshme ruan ambientin dhe nuk ka nevojë të hudhet brenda javës. Konsumatorët nuk kanë nevojë më të shpenzojnë kohë dhe para në një PC apo Mac kur shfrytëzojnë DX-ECO. Ai është ideal edhe për qeveri e edhe për korporata si zgjidhje për mi pa tela dhe nuk është i kushtueshëm dhe në mes tjerash edhe i redukton ato dhe procedurat për rifurnizim me bateri. 

Genius DX-ECO është i përshtatshëm me Windows Vista, XP dhe Windows 7 si dhe për Mac OS X 10.4 e tutje, ndërsa çmimi i tij është 39.99$. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>