Lajmet

“Geofilters”, opsioni i ri që i shtohet aplikacionit Snapchat për modifikimin e fotove

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
“Geofilters”, opsioni i ri që i shtohet aplikacionit Snapchat për modifikimin e fotove

gsmarena_001 (4)Snapchat ka shtuar një opsion të ri për përdoruesit, i cili quhet “Geofilters”. Në momentin që ju bëni një foto, nëpërmjet këtij opsioni të ri, i cili hyn në funksion në momentin që ju rrëshqisni gishtin tuaj në ekran, mund të vendosni në foton tuaj tekste të ndryshme.

Këto tekste shfaqen në ngjyra e mënyra shkrimi të shumëllojshme. Përmbajtja e tekstit i referohet vendit ku ju ndodheni. Snapchat ka nxjerrë një video në internet që përdoruesit të njihen me opsionin e ri të aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>