Lajmet

Getlokal – uebfaqja kushtuar vendeve të Europës juglindore shton në grupin e saj Serbine

May 25 2013
0 Shpërndarje
Getlokal – uebfaqja kushtuar vendeve të Europës juglindore shton në grupin e saj Serbine

Getlokal përfshin një seri uebfaqesh me përmbajtje të gjeneruar nga përdoruesit enkas për vendet e Europës juglindore.

Së fundmi në Getlokal është përfshirë edhe Serbia që do të thotë se është lançuar edhe një version serb i këtij shërbimi. Shtetet e përfshira më parë kanë qenë Rumania, Bullgaria, Maqedonia madje kohët e fundit është lançuar edhe një aplikacion për sistemet Android dhe iOS megjithatë vazhdojnë përpjekjet për tu përhapur akoma më tepër.

Nick Saunders, CEO i kësaj kompanie ka deklaruar se Getlokal mbështet nga një fond i siguruar nga Southeast Europe Equity Fund.

Përveç kësaj kompania ofron edhe shërbimin me pagesë Premium Place Pages (PPPs) që u lejon bizneseve të ndryshme të promovohen duke publikuar kopertina faqesh të personalizuara, galeri fotosh, videosh, mund të paraqesin linke apo vendndodhje të tjera të biznesit të tyre, mund të përditësojnë publikimet e tyre nëpër llogaritë e ndryshme që mund të kenë në mediat sociale, mund të kontaktojnë direkt me klientët e tyre dhe shumë funksione të tjera.

Me pak fjalë kjo uebfaqe përbën një oportunitet për bizneset që e ndiejnë të nevojshme të reklamohen edhe në një formë tjetër më të sofistikuar.

Getlokal është themeluar në vitin 2010 dhe kompania ka deklaruar se ka 250 000 përdorues mujorë. Synimi kryesor është zgjerimi dhe shënjestra e radhës lidhet direkt me vendet e Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjithashtu së shpejti do të lançohen edhe versionet e përditësuara të aplikacionit për Android dhe iOS duke qenë se momentalisht platformat mobile përbëjnë prioritet. (PCWorld Albanian)

getlokal serbia

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>