Harduer

Giada prodhon Mini PC me Ivy Bridge

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Giada prodhon Mini PC me Ivy Bridge

Giada, një kompani kineze e specializuar në prodhimin e mini kompjuterëve, javën e kaluar njoftoi për prodhimin e një mini kompjuteri me madhësi të një libri, që quhet i53.

Ky prodhim me sa duket është identik me produktin e fundit të Giada, i50, i cili vjen me një procesor të serisë Intel Core i.

Në shiqim të parë mund të jetë shumë e vështirë që të dalloni Giada i50 nga i53, por në fakt kanë ndryshime të konsiderueshme.

i53, që është pak më i madh se i50, është i pajisur me brezin e fundit të procesorëve Intel Core i. Duke filluar me çmimin 520 dollarë, i53 ka një procesor standard Core i5 por është gjithashtu i disponueshëm edhe në versionet Core i3 dhe Core i7. Këto janë specifikat e plota:

Procesor: Intel Core i7/i5/i3

Chipset: Intel HM76 Express

GPU: Intel GMA HD 4000

Memorje 2GB DDR3-1333 (1 x SO-DIMM slot Max 4GB)

HDD: 320GB2.5″HDD/500GB 2.5″HDD

I/O: 1 x USB3.0, 4 x USB2.0, 1 x Lexues kartelash (SD/MMC/MS/MS PRO)

1 x HDMI, 1 x VGA

LAN: Gigabit LAN + Wi-Fi 802.11n + Bluetooth

Audio: AUDIO-out/MIC-in

Energjia: 30W

Përmasat: 192 x 155 x 26 mm

Ngjyra: Bardhë & E Zezë

OS: Genuine Windows 7 Home Premium

Kjo pajisje konsumon shumë pak energji si dhe nuk bënë fare zhurmë, falë teknologjisë së saj të lartë të kontrollit të temperaturës.

Ky mini kompjuter është i përkryer për shkarkime, mund ta lini ndezur tërë natën pa pasur mendjen tek zhurma, nxehtësia apo edhe energjia që shpenzon. Dizajni i tij i hollë ju lejon ta poziciononi atë edhe në vendet më të ngushta. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduerpc
Lajmet e fundit>