Harduer

Gigabyte dërgon Core i7-7740K në frekuenca rekord prej 7.5 Ghz

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Konkretisht duke përdorur helium të lëngëshëm në temperatura -220 gradë celsius dhe shoqëruar nga ushqyesi Corsair AX 1500i ekipi dërgoi procesorin në 7.5 Ghz, një shpejtësi rekord. Gigabyte dërgon Core i7-7740K në frekuenca rekord  prej 7.5 Ghz

Intel është përgjigjur konkurrencës së AMD-së me uljen e çmimeve të disa procesorëve Intel Core dhe prezantimin e çipsetit të ri X299 dhe procesorëve Core X.

Por është prodhuesi i komponentëve kompjuterike Gigabyte i cili ka tërhequr vëmendjen më shumë se askush duke lënë të kuptohet më mirë sesa të shpejtë janë procesorët dhe çipseti i ri.

Një mënyrë për ta mësuar është duke i shtyrë drejt limiteve dhe këtë bëri me Core i7-7740K. Me një staf ekspertësh në “overclocking” i njohur si HiCookie, Gigabyte testoi Core i7-7740K në boridn X299 me një konfigurim agresiv ajrimi.

Konkretisht duke përdorur helium të lëngëshëm në temperatura -220 gradë celsius dhe shoqëruar nga ushqyesi Corsair AX 1500i ekipi dërgoi procesorin në 7.5 Ghz, një shpejtësi rekord.

Në rezultatet 3DMark03 Gigabyte shënoi 356,678 pikë me procesorin Core i7-7740K. Këto janë rezultate me të vërtetë të frikshme. Në 3DMars06 shënoi 71,928 pikë.

Por AMD ende nuk ka publikuar linjën e plotë të procesorëve Zen ku përfshihet edhe 16 bërthamëshi Threadripper. Duke e kombinuar me arkiteturën Vega, performanca e këtij sistemi gjithashtu do të vendosë kufinjë të rinj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>