Harduer

Gigabyte shton mbështetjen për USB 3.0 dhe SATA 6 dhe për bordet AMD

Dec 13 2009
0 Shpërndarje
Gigabyte shton mbështetjen për USB 3.0 dhe SATA 6 dhe për bordet AMD

Gigabyte kishte filluar që më parë të prodhonte disa borde për Intel që mbështetnin këto dy standarte, të bazuara këto në chipsetet P55 dhe X58, më përformuesi i të cilëve GA-EX58A-UD7. Ndërkohë që gjeneratën e re të bordeve AMD me këtë veçori e kryeson GA-790FXTA-UD5. Vini re se gërma “A” në fund të çdo emërtimi thekson pikërisht mbështetjen e SATA 6 dhe USB 3.0 të një modeli.

Ndryshe nga chipseti X58, bordet me chipset P55 kanë një numër mjaft të kufizuar prej 16 kanalesh PCIe, dhe me dy kanale të shfrytëzuara për SATA 6 dhe USB 3.0 plus gjashtë të shpërndara për funksione të tjera, sloti grafik reduktohet në vetëm 8x, duke sjellë penalizim për adaptorët grafikë më të fuqishëm në këto lloj bordesh.
Në të kundërt, chipseti 790FX i AMD ka plot 48 kanale PCIe dhe bordet e derivuara prej tij, ashtu si ato X58 të Intel, nuk ndikohen nga shtimi i mbështetjes për standartet e reja.

Lajmet e fundit>