Lajmet

Gingerbread mbetet sistemi operativ kryesues në tregun e Androidit

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Gingerbread mbetet sistemi operativ kryesues në tregun e Androidit

Megjithëse Android i Google ka bërë disa hapa mbresëlënës gjatë dy viteve të fundit, pothuajse gjysma e përdoruesve të tij nuk janë duke i parë ato përmirësime sepse 50.8 për qind e pajisjeve me Android janë ende duke e përdorur Android 2.3, të njohur si Gingerbread.

Shifra vjen nga uebfaqja e zhvilluesve të Google, të dhënat e zë cilës janë të bazuara në numrin e pajisjeve që kanë pasur qasje në Google Play brenda periudhës prej 14 ditë.

Ashtu siç tregon Dwight Silverman në Houston Chronicle, Google lëshoi Android 2.3, dy vite më parë, më 6 dhjetor 2010.

Të dhënat e reja nga Google, të përditësuara të hënën, tregojnë që Gingerbreadi 2 vjet i vjetër, ende ka shpërndarje më të madhe se ndonjë version tjetër i Androidit.

Android 4.0, i njohur si Ice Cream Sandwich, sipas të dhënave nga Google, duket të jetë në 27.5 për qind të pajisjeve.

Android 4.1 dhe 4.2, që të dy të njohur si Jelly Bean duken të jenë në 5.9, respektivisht 0.8 për qind të pajisjeve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>